Vjen reagimi nga KMDLNJ pas vdekjes së të burgosurit në burgun e Dubravës

  • 16 April 2020 - 22:09
Vjen reagimi nga KMDLNJ pas vdekjes së të burgosurit në burgun e Dubravës

Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pasi në Qendrën Korrektuese në Dubrave ka vdekur një person.

Sipas KMDLNj, viktima dyshohet se ka pasur sulm në zemër por më parë nuk ka pasur histori që ndërlidhet me komplikime kardiake.

I ndjeri, sipas KMDLNj’se ka pasur problem të tjera, megjithatë probleme kardiake nuk ka pasur më parë.

Njoftimin e plotë të KMDLNJ’së e gjeni më poshtë:

“Sipas informatave të KMDLNj – së, E.A. i dënuar me 4 vite burg, në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga viti 2017, sot ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë për t’i shpëtuar jetën, i burgosuri E.A ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka pasuar atak kardiak, sulem në zemër. Gjithashtu KMDLNj informohet se i ndjeri më parë nuk ka pasur histori që e ndërlidhin me ndonjë komplikim kardiak dhe as që është trajtuar. I ndjeri më parë është ankuar për dhimbje në shpinë (unazat), probleme me veshkë dhe nga ulcera (ithati) dhe se nga muaji nëntor 2019 nuk ka përdorur asnjë terapi. E.A. është 32 vjeç.

KMDLNj kërkon hetime të menjëhershme për t’u gjetur shkaku i vdekjes. KMDLNj shpreson se pas obduksionit do të bëhet i ditur shkaku i vdekjes. KMDLNj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe ripërsërit kërkesën për lirim të personave të privuar nga liria si dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të një spitali brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës” , thuhet në njoftimin e KMDLNJ’së.

(Kosova Sot Online)