Serbi, 103 të vdekur që nga fillimi i pandemisë

  • 16 April 2020 - 22:58
Serbi, 103 të vdekur që nga fillimi i pandemisë

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Serbi ka arritur në 103, pasi autoritetet shëndetësore në vend raportuan katër vdekje të tjera në 24 orët e fundit, raporton faqja serbe e lajmeve Telegraf.

Në një konferencë shtypi sot pasdite, Darija Kisic Tepavceviç, zëvendësdrejtore e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, gjithashtu, njoftoi 445 raste të reja me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend është 5 318.

(Kosova Sot Online)