Arben Vitia e konfirmon se ka folur në telefon me homologun e tij nga Serbia

  • 16 April 2020 - 23:50
Arben Vitia e konfirmon se ka folur në telefon me homologun e tij nga Serbia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se ka pasur bisedë me homologun e tij nga Serbia, si dhe ata nga shtetet e tjera fqinje. Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë.

‘’Dje, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, realizoi biseda telefonike me homologët e tij të shteteve fqinje.’’, thuhet në njoftim.

‘’Të gjithë, ministrja e Shqipërisë, znj. Znj. Ogerta Manastirliu, ministri i Malit të Zi, z. Kenan Hrapoviç, ai i Serbisë, z. Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, z. Venko Filipçe vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.’’

‘’Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira. Të gjithë u dakorduan dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19.’’, thuhet tutje aty.

(Kosova Sot Online)