Presidenti Macron urdhëron testimin e ilaçit kontrovers kundër koronavirusit

  • 16 April 2020 - 23:54
Presidenti Macron urdhëron testimin e ilaçit kontrovers kundër koronavirusit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për testimin e ilaçeve kundër sëmundjes së malariales për të trajtuar COVID-19.

Në një intervistë për mediat franceze, Macron u shpreh se propozimi i profesorit nga Marseja, Didier Raoult është autorizuar nga autoritetet kompetente dhe se tani duhet të testohet për të treguar efektivitetin.

“Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot, t’i nënshtrohen provave të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të gjendet një vaksinë. E gjitha kjo nuk është çështje besimi, por çështje shkencore”, tha Macron.

Presidenti francez ka vlerësuar mjekun që cilësohet me nofkën si “i çmenduri”. “Nuk është çështje besimi, është çështje shkencore. Jam i bindur se ai [Didier Raoult] është një shkencëtar i shkëlqyeshëm dhe unë jam i apasionuar pas asaj që thotë ai dhe asaj që ai shpjegon,” shtoi ai.

Pavarësisht kësaj, Macron bëri të ditur se do të përdoret kujdes në trajtimin e këtij medikamenti, sipas protokolleve.

“Unë e them këtë sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Presidenti i Republikës Franceze nuk është aty për të thënë” një trajtim i tillë është i mirë ose nuk është i mirë “. Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot mund t’i nënshtrohen prova të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të gjendet një trajtim”, u shpreh Macron.

Në Francë rezultojnë 165 mijë persona të infektuar nga të cilët rreth 18 mijë kanë gjetur vdekjen deri më tani.

(Kosova Sot Online)