Mustafa i njofton zyrtarët e EPP’së për zhvillimet që pritet të ndodhin në Kosovë

  • 17 April 2020 - 12:58
Mustafa i njofton zyrtarët e EPP’së për zhvillimet që pritet të ndodhin në Kosovë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se sot bisedoi me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të Partisë Popullore Evropiane për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për ato zhvillime që pritet të ndodhin.

Mustafa ka përmendur zyrtarët me të cilët thotë se pati komunikim sot përmes një video konference.

Pas njoftimin, kreu i LDK’së shkroi se Kosova është e bekuar me miqtë e saj në Bashkimin Evropian.

Shkrimi i plotë:

Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.

Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.

Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës. IM

(Kosova Sot Online)