Tërnava: Të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit

  • 17 April 2020 - 14:30
Tërnava: Të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit

Myftyu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka transmetuar mesazhin e xhumasë për besimtarët musliman në këtë kohë pandemi ku xhumaja nuk  po falet nëpër xhami, për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Tërnava ka bërë thirrje që të respektohen thirrjet e institucioneve  për parandalimin e peërhapjes së pandemisë  dhe ka ftuar që të ndihmohen qytetarët që janë në vështërsi financiare sidomos në këto ditë.

Duke qenë se është rritur numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19, Myftiu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për bashkëpunim që të ruhet shëndeti i të gjithëve.

(Kosova Sot Online)