Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar

  • 17 April 2020 - 17:06
Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar

Numri i të prekurve me Covid-19 në Moskë është më i madh sesa ai që e tregojnë të dhënat zyrtare.

Kjo për arsye se një numër i madh njerëzish që janë të infektuar, por që nuk kanë shfaqur simptoma, nuk janë futur në regjistër, shkruan Reuters.

Moska, një qytet me 12.8 milionë njerëz, është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Rusi me 18.105 raste të konfirmuara deri më tani.

Rezultatet e para tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve në Moskë janë të infektuar dhe se virusi është përhapur, por se një numër i madh i tyre nuk kanë shfaqur simptoma.

(Kosova Sot Online)