Qendra Stomatologjike në Kamenicë do të punojë nga ora 07:00 deri në 18:00

  • 17 April 2020 - 17:48
 Qendra Stomatologjike në Kamenicë do të punojë nga ora 07:00 deri në 18:00

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se në këtë qytet do të zgjaten shërbimet stomatologjike.

“Një lajm i mirë nga shëndetësia në Kamenicë. Shërbimet stomatologjike do të zgjaten nga e marta. Tash e tutje, Qendra Stomatologjike në QKMF do të punojë nga ora 07:00 deri në 18:00”, ka njoftuar Kastrati në Facebook.

Kastrati, ka theksuar se shërbimet në të kaluarën janë kryer vetëm deri në orën 14:00.

“P.S. Qëndroni në shtëpi dhe shfrytëzoni daljet vetëm për nevoja urgjente. Ruajeni vetën dhe të tjerët!”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)