Pas akuzave për testet, Ministria tregon sa i kanë në dispozicion

  • 17 April 2020 - 17:58
 Pas akuzave për testet, Ministria tregon sa i kanë në dispozicion

Ministri në detyrë, Arben Vitia më 28 mars kishte deklaruar se në IKSHPK kishin arritur 7 mijë teste të reja për Covid-19 dhe kanë iniciuar kërkesën për furnizim edhe me 10.000 mijë teste të tjera.

Ndërkaq, në raportimin e IKSHPK’së ditën e djeshme është thënë se nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020 në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta për koronavirus dhe në dispozicion kanë edhe 600 teste.

Kjo i bie se në Kosovë do të duhej të ishin në dispozicion edhe 3085 teste, dhe jo vetëm 600.

Për këtë ka pasur akuza ndaj ministrit në detyrë, Arben Vitia se ka gënjyer me shifrën e 7000 mijë testeve për Covid-19.

Sot, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka shkruar në Facebook se në stokun e kësaj ministrie gjenden 1000 teste të paprekura.

“1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se sot do të arrijë edhe 2000 teste tjera, prej të cilave 1000 nga Serbia.

“Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.
Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera”, ka shkruar ai

(Kosova Sot Online)