Rritet sërish numri i viktimave në Itali, 575 të vdekur në 24 orë

  • 17 April 2020 - 18:47
 Rritet sërish numri i viktimave në Itali, 575 të vdekur në 24 orë

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 575 viktima, 50 viktima më shumë se një ditë më parë.

Raste pozitive të shënuara më shumë se një ditë më parë janë sot 3493 e numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 172 434.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje e lartë e numrit të pacientëve të shëruar.

Janë 2563 më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre në 42727.

Përmirësohet ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar në repartet spitalore . Sot janë 25 786 e janë 1107 pacientë më pak se dje.

Në terapitë intensive në 24 orët e fundit janë 124 pacientë më pak e numri i përgjithshëm i tyre është 2812.

Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1041 raste pozitive e 243 viktima.

Deri më sot numri i tamponëve të kryer në Itali është 1 244 108.

(Kosova Sot Online)