Princi William rrëfen si e përjetoi familja mbretërore infektimin e të atit me COVID-19

  • 17 April 2020 - 21:04
Princi William rrëfen si e përjetoi familja mbretërore infektimin e të atit me COVID-19

Në muajin mars, Princi Charles, 71 vjeç, rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Ai shfaqi simptoma të lehta dhe kishte shëndet të mirë, ndërkohë që u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Pesë ditë pas konfirmimit të lajmit të infektimit, pallati mbretëror bëri të ditur se Princi Charles ishte shëruar nga Covid-19 pasi analiza e tij e dytë kishte rezultuar negative.

Megjithatë, këto ditë kanë qenë tepër të vështira dhe stresuese jo vetëm për Princin Charles, por edhe për familjarët e tij.

Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William rrëfeu si e përjetoi familja mbretërore infektimit e të atit me koronavirus.

“Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja përsa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë, ndaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai.

Të mos ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shititje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, të ishte i ngecur brenda në shtëpi, të mos ishte në gjendje të dilte për një shëtitje.”- rrëfeu William.

Pas daljes nga izolimi, vetë Princi Charles rrëfeu më herët eksperiencën e tij, duke thënë:

“Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”.

(Kosova Sot Online)