SHBA i kërkon Kinës që të vizitojë laboratorin në Wuhan, aty ku dyshohet se nisi pandemia

  • 17 April 2020 - 21:22
SHBA i kërkon Kinës që të vizitojë laboratorin në Wuhan, aty ku dyshohet se nisi pandemia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Kinës që të lejojnë ekspertët e tyre në laboratorin e Wuhan,  aty ku SHBA dyshojnë se u përhap koronavirusi dhe arriti të dalë nën kontrollin e Pekinit.

Ekspertët amerikanë kërkojnë që të dërgohen, për të kryer një sërë kontrollesh.

Kjo deklaratë u bë nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, gjatë një interviste për ‘Fox News’.

“Është e qartë se Partia Komuniste Kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk kanë dhënë informacione në kohën e duhur dhe rezultati është kjo pandemi globale. Ne po vazhdojmë që ti kërkojmë Partisë Komuniste kineze që të lejojë ekspertët tanë që të hyjnë në atë laborator virologjie në mënyrë që të përcaktojnë se si virusi arriti të përhapet”, thotë Pompeo.

Ai shton se nuk bëhet fjalë për çështje politike, por ka të bëjë me shkencën dhe epidemiologjinë, shkruan noa.al.

“Ne kemi nevojë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të reduktojmë rrezikun për amerikanët në javët në vijim dhe të kthehet në linjë ekonomia globale. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Pompeo. 

Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi: Koronavirusi u prodhua në laborator

(Kosova Sot Online)