Shënohen mbi 150 mijë viktima nga koronavirusi në botë

  • 17 April 2020 - 21:57
Shënohen mbi 150 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Ka shkuar mbi 150 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në botë, raporton Reuters.

Viktima e parë ishte shënuar në Kinën qendrore, në qytetin e Ëuhanit më 9 jana.

U deshën 83 ditë që ky numër të arrinte në 50 mijë, por vetëm tetë më tepër që kjo të dyfishohej në 100 mijë. Kurse nga 100 mijë në 150 mijë po ashtu u arrit për vetëm tetë ditë.

Megjithatë, kjo shifër është ende e vogël krahasuar me “gripin spanjoll”, i cili kishte nisur më 1918 që shkaktoi mbi 20 milionë viktima, deri kur u largua më 1920, transmeton koha.

E sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, këto janë shifrat aktuale nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)