761 viktima në 24 orët e fundit në Francë

  • 17 April 2020 - 22:59
761 viktima në 24 orët e fundit në Francë

 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Francë në 24 orë vijon të jetë i lartë. Në orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 761 persona duke e çuar në 18 681 numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Franca tashmë është vendi i katër në botë përsa i përket jetëve të humbura nga koronavirusi në të gjithë botën, duke u renditur pas SHBA, Italisë dhe Spanjës.

Ndërkohë nga ana tjetër për ditën e 3-të rresht ka rënë numri i pacientëve në spital si dhe për të 9-tën rresht ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive, teksa në spitalet franceze në trajtim të tillë janë 6 mijë e 207 të tillë.

Ndërsa deri më tani në Francë janë shëruar 1909 raste të reja, me një numër të përgjithshëm prej 147.969 të infektuarish.

(Kosova Sot Online)