Arrestohen 2 kosovarë në Holandë, u kapën me 1459 kg kokainë

  • 17 April 2020 - 23:04
Arrestohen 2 kosovarë në Holandë, u kapën me 1459 kg kokainë

Në Rotterdam të Holandës janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre dy kosovarë, pasi janë kapur me 1459 kilogramë kokainë.

Mediat holandeze njoftojnë se bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia, një 43-vjeçar nga Lushnja e Shqipërisë dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës.

Sipas mediave, të pesë të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në import dhe transport të kokainës.

Sipas autoriteteve në Rotterdam, të arrestuarit ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës.

(Kosova Sot Online)