Anulohet udhëzimi administrativ që detyron studentët të marrin certifikata për vazhdim të studimeve

  • 17 April 2020 - 23:26
Anulohet udhëzimi administrativ që detyron studentët të marrin certifikata për vazhdim të studimeve

Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi ka informuar studentët që është anuluar udhëzimi administrativ që detyron studentët të pajisen me certifikatë për vazhdimin e studimeve.

“Ju njoftoj se është shfuqizuar një Udhëzim Administrativ Nr. 03/2018, i cili ua pamundësonte shumë të rinjve e të rejave vijimin e studimeve të ciklit të dytë (master) apo të tretë (doktoratës)”, shkruan Bjarami.

Megjithatë, Bajrami premtoi se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të rregullojë këtë cështje duke siguruar avancim të cilësisë në arsimin e lartë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë nga ministrja Bajrami.

Të dashur studentë,

Ju njoftoj se është shfuqizuar një Udhëzim Administrativ Nr. 03/2018, i cili ua pamundësonte shumë të rinjve e të rejave vijimin e studimeve të ciklit të dytë (master) apo të tretë (doktoratës).

Për UA Nr. 03/2018, MAShTI ka marrë ankesa të shumta, pyetje, kërkesa e shqetësime nga dekanë, studentë dhe nga disa OJQ. Prandaj MAShTI ka iniciuar rastin me kërkesë në Zyrën Ligjore të Kryeministrit që të shqyrtojë aspektin ligjor e procedural të këtij UA. Zyra Ligjore e Kryeministrit ka konstatuar që UA Nr. 03/2018 nuk ka bazë ligjore në Ligjin për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037, si dhe nuk ka kaluar fazat procedurale për aprovim të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, sot, ju njoftoj se Qeveria në detyrë me vendimin nr. 04/25 të datës 17.04.2020, ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2018 për Gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë.

Në ndërkohë, MAShTI do të rregullojë në mënyrë institucionale e ligjore këtë çështje duke siguruar kështu avancim të cilësisë në arsimin e lartë, me konsultim të gjerë të te gjitha palëve dhe duke evituar çdo diskriminim dhe shkelje të te drejtave të studentëve.

(Kosova Sot Online)