E thotë analisti politik: Kriza politike dhe gara për pushtet e stimulon angazhimin e diplomacisë serbe kundër njohjeve të shtetit të Kosovës

  • 18 April 2020 - 07:26
E thotë analisti politik: Kriza politike dhe gara për pushtet e stimulon angazhimin e diplomacisë serbe kundër njohjeve të shtetit të Kosovës

“Angazhimi i Serbisë për të kundërshtuar njohjet për Kosovën nuk do të ndalet, shto këtu edhe ambientin e pa favorshëm që iu krijua më çështjen e dialogut me Kosovën. Viti 2020 është jashtë çdo mundësie për të pas lëvizje në rrafshin e njohjeve në rrethanën aktuale të pozicionit të Kosovës. E nëse ndodh një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, që nuk duhet ta largojmë nga mendja, me aranzhimet e reja të pozicionit të Kosovës, atëherë mund të ndodh si kundërpeshë edhe anëtarësimin e saj ne OKB. Kjo situate e ndërroj formatin dhe përmbajtjen e Republikës së Kosovës. Inatet personale mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit gjithsesi se po i kushtojnë Kosovës. Racionaliteti i tyre ka pësuar një stagnim i cili drejtpërdrejt po e prek edhe qytetarin e shtetin e Kosovës”, thotë Albinot Maloku për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Albinot Maloku, duke parë kompleksicitetin e situatë politike nëpër të cilën po kalon Kosova, në këtë kohë pa institucione stabile, me përballje të pandemisë së koronavirusit, që është një shkapërderdhje e plotë e angazhimit të institucioneve jo funksionale të shtetit në shumë fusha, me një qeveri të detyrë që posa ishte formuar dhe suspenduar, ryzuar nga Kuvendi i Kosovës, thekson se, Kosova do të përballet me pasoja të rënda të humbjes së fuqisë së saj edhe ashtu të dobët në arenën diplomatike ndërkombëtare.

Sipas Malokut, me këto zhvillime negative, Kosova mundë të ketë akoma më shumë humbje të njohjeve që i ka fituar më parë dhe nuk mundë të ketë shpresë për të fituar njohje të reja.

Prandaj edhe viti 2020, sipas Malokut do të jetë një vit i vazhdimësisë së rrezikshme të humbjes së njohjeve të fituara deri më tani si pasojë e lobimit të fuqishëm serb, dhe dështimi i sigurimit të njohjeve të reja për shkak të çakordimit të diplomacisë kosovare, rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe luftës së ashpër deri edhe në personale, në mes të Presidentit Hashim Thaçi në këtë fund mandati, dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, mandati i të cilit vazhdon deri në zgjedhjen e një qeverie tjetër.

Image
Albinot Maloku

“Kriza politike e cila u shkaktua në këtë kohë të pandemisë Covid19, ishte qëllim keqe kushdo që e nisi apo ekzekutojë. Në një situatë normale të rrethanave, me siguri se nuk do të ishte aq interesante përderisa përbrenda koalicionit qeverisës pati faktor që nuk kishin qellim ecjen përpara të shtetit, por e kundërta. Veç kësaj edhe roli destruktiv që ka luajtur presidenti kohëve të fundit do të duhej të kishte një fund. Refleksionet e ngjarjeve të prodhuara nga aktor të skenës politike në vend, e të mbështetura edhe nga faktor të jashtëm kanë për të pas pasoja mjaft negative në arenën ndërkombëtare për shtetin e Kosovës”, thotë Maloku për “Kosova Sot Online”.

Goditje të madhe pritet të merr shteti i Kosovës në rrafshin e njohjeve, një fushë për të cilën kemi pasur jo stagnim por edhe minuse, sipas Malokut është humbja e njohjeve që i kishim fituar vite më parë. “Në rrafshin e njohjeve për shtetin e Kosovës kemi regres të fuqishëm dhe nuk është se ka shpresa që mund të ketë ecje. Veç këtyre edhe efekti Covid19 ka për të pas efektin e vet. Ministri aktual i jashtëm Glauk Konjufca nuk mund të bëjë asnjë depërtim. Nuk duket se posedon zotësinë për të qenë aty ku është në rrethanën aktuale”, thotë Maloku për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij viti që po vazhdon, do të jetë vit në letër të bardh, pa njohje të fituara por me rrezik serioz të njohjeve që do të humben si pasojë e lotimit serb. “Angazhimi i Serbisë për të kundërshtuar njohjet për Kosovën nuk do të ndalet, shto këtu edhe ambientin e pa favorshëm që iu krijua më çështjen e dialogut me Kosovën Viti 2020 është jashtë çdo mundësie për të pas lëvizje në rrafshin e njohjeve në rrethanën aktuale të pozicionit të Kosovës. E nëse ndodh një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, që nuk duhet ta largojmë nga mendja, me aranzhimet e reja të pozicionit të Kosovës, atëherë mund të ndodh si kundërpeshë edhe anëtarësimin e saj ne OKB. Kjo situate e ndërroj formatin dhe përmbajtjen e Republikës së Kosovës. Inatet personale mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit gjithsesi se po i kushtojnë Kosovës. Racionaliteti i tyre ka pësuar një stagnim i cili drejtpërdrejt po e prek edhe qytetarin e shtetin e Kosovës”, thotë Albinot Maloku për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)