Godet analisti i njohur: Shkelja e skandaloze e kushtetutës nga Presidenti Hashim Thaçi provon të bëhet me marrjen e bekimit edhe nga ndërkombëtarët

  • 18 April 2020 - 07:36
Godet analisti i njohur: Shkelja e skandaloze e kushtetutës nga Presidenti Hashim Thaçi provon të bëhet me marrjen e bekimit edhe nga ndërkombëtarët

“Thaçi deklaroi se përveç diskutimit me ambasadorët për zhvillimet politike, ka biseduar e theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia dhe siguruar ata, se çdo hap që do ta ndërmarr si president,do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky deklarimi i tij shpërfaq edhe një herë qëndrimin konsistent dhe të pa ndryshuar të Thaçit që t`ia jap mandatin LDK-së për cilindo çmim, që ta bëjë Qeverinë me AAK-n, NISMA e minoritetet dhe ta akuzon LVV-në se e ka refuzuar mandatin për krijimin e qeverisë së re”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Nga një numër i madh i analistëve të politikës, bisedat e fundit që Hashim Thaçi i ka zhvilluar me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-t në Kosovës, të cilëve ju ka treguar për planin e tij për tejkalimin e situatës pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend për Qeverinë Kurti, po shihet si veprim tinëzar, i mirë menduar që projekti plani i tij kundër kushtetues për formimin e qeverisë së re të Kosovës, me masa urgjente e nga subjektet politike të cilat i shkojnë për interes dhe nënshtrohen tij, të bëhet me marrjen e pëlqimit nga ndërkombëtarët. Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Vet takimi i Hashim Thaçit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it,dëshmon se ai tanimë është duke e përgatitur seriozisht faktorin ndërkombëtar që ta ketë në mbështetje të planit të tij kundër kushtetues të kalimit të mandatit për formimin e Qeverisë nga LVV-ja tek LDK, duke e akuzuar Vetëvendosjen për mos bashkëpunim dhe mos përfillje të kërkesave të presidentit të vendit,për ta caktuar një mandatar të ri për formimin qeverisë së re,me arsyetimin se pas rrëzimit me mocion të Qeverisë Kurti, vendit i imponohet formimi i një qeverie të re me kompetenca të plota funksionale. Projektin e tij Thaçi e zbuloi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, duke shkruar se përveç bisedimeve për zhvillimet në vend, ambasadorët e Francës,Gjermanisë,SHBA-së,Italisë dhe e Britanisë së Madhe, ai i ka njoftuar edhe për kërkesën që i ka paraqitur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në cilësinë e kryetarit të partisë, më të madhe, për ta propozuar një mandatar të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rrëzimit të qeverisë së tij në Kuvend”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, projektin e tij Thaçi e zbuloi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, duke shkruar se përveç bisedimeve për zhvillimet në vend, ambasadorët e Francës,Gjermanisë,SHBA-së,Italisë dhe e Britanisë së Madhe, ai i ka njoftuar edhe për kërkesën që i ka paraqitur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në cilësinë e kryetarit të partisë, më të madhe, për ta propozuar një mandatar të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rrëzimit të qeverisë së tij në Kuvend.

“Thaçi deklaroi se përveç diskutimit me ambasadorët për zhvillimet politike, ka biseduar e theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia dhe siguruar ata, se çdo hap që do ta ndërmarr si president,do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky deklarimi i tij shpërfaq edhe një herë qëndrimin konsistent dhe të pa ndryshuar të Thaçit që t`ia jap mandatin LDK-së për cilindo çmim, që ta bëjë Qeverinë me AAK-n, NISMA e minoritetet dhe ta akuzon LVV-në se e ka refuzuar mandatin për krijimin e qeverisë së re”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)