Cilat janë shifrat më të reja rreth koronavirusit në botë

  • 18 April 2020 - 08:57
Cilat janë shifrat më të reja rreth koronavirusit në botë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, mbi 2 milionë e 249 mijë persona janë infektuar deri më tani me koronavirus në mbarë botën, ndërsa më shumë se 154 mijë kanë vdekur. Numri i të shëruarve është rreth 570 mijë njerëz.

Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë në botë me mbi 37 mijë viktima dhe 706 mijë persona të infektuar. Italia ndodhet në vendin e dytë sa i përket numrit të viktimave me 22,745 të vdekur, ndërsa Spanja është e treta me 20 mijë viktima.

Në anën tjetër, Spanja është e dyta në botë për shifrën e të infektuarve me 190 mijë raste, kurse Italia është e dyta me mbi 172 mijë të prekur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur dyshime për numrin e viktimave në Kinë dhe ka thënë se shumë gjëra të çuditshme janë duke ndodhur sa i përket origjinës së koronavirusit.

Ai gjithashtu i ka përkrahur personat që protestuan kundër masave të izolimit, duke thënë se ata dukeshin njerëz shumë të përgjegjshëm, pavarësisht se u panë duke i shkelur rregullat e distancimit social.

(Kosova Sot Online )