Gjendet i vdekur një person në Rahovec

  • 18 April 2020 - 11:13
 Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Dje në Rahovec është gjetur një person i vdekur. Me vendim të Prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Rahovec 17.04.2020-14:15. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)