Policia ndalon një kamion me bagëti, dyshohet se ishin të kontrabanduara

  • 18 April 2020 - 11:51
 Policia ndalon një kamion me bagëti, dyshohet se ishin të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me tri bagëti të cilat nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Në vendin e ngjarjes ka dal inspektori i AVUK-it i cili ka vlerësuar se nuk ishte momenti për verifikim andaj në konsultim me prokurorin kamioni me kafshë mbetet në stacionin policor Muqiverc.

“Njësitë policore kanë ndalë një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe pas kontrollimit është vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar tri bagëti, pa  dokumentacion valid. Në vendin e ngjarjes ka dal inspektori i AVUK-it i cili vlerëson se nuk ishte momenti për verifikim andaj ne konsultim me prokurorin kamioni me kafshë mbetet në stacionin policor Muqiverc”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)