Rusia shënon rekord të rasteve të reja të virusit për 24 orë

  • 18 April 2020 - 12:08
 Rusia shënon rekord të rasteve të reja të virusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 4,785 raste të reja të infektimeve, duke shënuar rekord të ri ditor në këtë shtet.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në vendin më të madh në botë me sipërfaqe shkoi në 36,793.

Numri i viktimave ka shkuar në 313 pasi në 24 orët e kaluara u raportuan 21 raste të reja të të vdekurve nga virusi. Lajmin e bëri të ditur Qendra për Reagimin ndaj Krizave, shkruan “The Guardian”.

Rastet e infektimeve në Rusi filluan të rriten me të madhe këtë muaj, ndonëse ky shtet ka raportuar shumë më pak raste se shtetet perëndimore të Evropës.

Sidoqoftë, njësoj si në disa vende të tjera, autoritetet shëndetësore ruse nuk janë duke kryer shumë teste të njerëzve për koronavirusi. Sipas të dhënave të testeve private në Moskë, numri i të infektuarve pa simptoma është më i madh se ai që jepet zyrtarisht.

(Kosova Sot Online)