E pranojnë ligjëruesit e Koresë Veriore: Kemi raste të konfirmuara të Covid-19

  • 18 April 2020 - 13:17
E pranojnë ligjëruesit e Koresë Veriore: Kemi raste të konfirmuara të Covid-19

Radioja “Azia e Lirë” ka raportuar se autoritetet e Koresë që në fund të muajit mars u kanë thënë qytetarëve gjatë ligjëratave publike se ka raste të konfirmuara të koronavirusit, pavarësisht mohimit të Pjongjangut zyrtar që ka ndonjë rast të shënuar.

Ligjëruesit që kanë folur para organizatave dhe grupeve për vëzhgimin e lagjeve kanë thënë se ka raste të koronavirusit brenda këtij shteti, por nuk e kanë dhënë numrin e saktë të të infektuarve, raportoi Radioa “Azia e Lirë” duke i cituar dy burime.

Këta ligjërues kanë thënë se rastet e të prekurve janë shënuar në Pjongjang, Hëanghae dhe Hamgyong. Këto dy të fundit janë provinca të skajshme veriore dhe jugore të shtetit të vogël aziatik, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet e Koresë Veriore më parë kanë marrë vendim për kontrolle kufitare dhe vendosje në karantinë njëmujore të të gjithë të huajve që vijnë nga shtetet që kanë raste të koronavirusit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, tha se autoritetet janë duke shikuar nëse ka mbetur ndonjë hapësirë për hyrjen e sëmundjeve ngjitëse dhe i kanë bllokuar të gjitha qarkullimet kufitare, ajrore dhe ujore.

(Kosova Sot Online)