E thotë analisti: A do ti bindet mërgata shqiptare kryeministrit Albin Kurti për ta mbështetur Kosovën me ndihma financiare për pandeminë Covid-19

  • 18 April 2020 - 14:56
E thotë analisti: A do ti bindet mërgata shqiptare kryeministrit Albin Kurti për ta mbështetur Kosovën me ndihma financiare për pandeminë Covid-19

“Mendoj, së edhe kësaj radhe sipas paralajmërimeve të deri tashme, shihet që kanë shprehur vullnetin e tyre, që ta ndihmojnë Kosovën në momentet më të vështira të saj, që nga përfundimi i luftës. Tash kemi një Qeveri me një kryeministër të pa njollosur dhe prandaj arsyetohet kërkesa që ja bëri kryeministri në dorëheqje mërgatës për ndihmë, edhe pse dihet që ndihmat nga jashtë, mund të jenë simbolike, sepse e gjithë bota është mbërthyer keq nga Pandemia. Sido qoftë Kosova është vend i varfër dhe nuk ka kapacitete që vet ti bënë ballë një epidemie e cila i ka qitë në telashe të mëdha edhe vendet më të zhvilluara ekonomikisht. Kritikët që po lëshojnë zëra të ndryshëm kundër kësaj kërkese janë ta pa arsyeshme dhe tendencioze, zëra që nuk i kontribuojnë përmirësimit të situatës pikërisht tash kur ishte dashur që të gjithë të bëhen bashkë për kapërcimin e gjendjes së rëndë nga kjo lëngatë e shekullit”, thotë analisti politik Skënder Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Skënder Mulliqi, e vlerëson si shumë serioze dhe alarmante për gjendjen financiare të shtetit, për tu ballafaquar me këtë pandemi globale, kur kohet parasysh kërkesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dërguar për ndihmë mërgatës kosovare-shqiptare, për tejkalimin e situatës me koronavirusin. Mulliqi beson që për herë të parë, një masë e madhe e mërgatës do ta mbështes këtë qeveri të pa korruptuar, gjë që nuk do të kishte ndodhur me të tjerët që keq qeverisën deri më tani, ata që e kanë zhvatur Kosovën në mandatet e kaluara, kur dihet mirëfilli se si u abuzuan dhe u keqpërdoren në situatën më të rëndë të ballafaqimit me luftën fondet e bashkatdhetarëve tanë nga të gjitha shtet, kudo që frymonte mërgata shqiptare, e që nuk kursyen kontributin e tyre në fondet 3% dhe fondin Vendlindja Thërret, me paratë e të cilave lindën milionerët e pas luftës si kërpudhat pas shiut, e që kurrë nuk u hetuan as ndëshkuan nga autoritetet e këtij shteti.

Image
Skender Mulliqi

“Në pushtetet e pas luftës erdhën pikërisht, njerëzit e Fondit Vendlindja Thërret dhe të Fondit të 3%-shit. Erdhën në pushtet ata që pikërisht i zhvatën këto dy fonde , dhe kurrë nuk dhanë llogari para shtetit të Kosovës. Qytetarët nuk kanë pasur kohë për të menduar , se vendi ka qenë i rrënuar nga flakët e luftës, dhe është dashur të niset prej fillimi pothuajse gjithçka. Zhvatësit e këtyre fondeve mirë e shfrytëzuan situatën edhe pas luftës për të përvetësuar edhe ndihmat e shumta humanitare ndërkombëtare që i erdhën Kosovës. Këtë avaz të keqpërdorimeve e vazhduan deri në ditët e sodit”, thotë Mulliqi për “Kosova Sot Online”. Sipas analistit Mulliqi, abuzimet e kësaj kaste politike që zanafillën e ka në vitet e luftës, ka vazhduar deri në ditët e stome, në të gjitha mandatet qeverisëse, deri në këtë të fundit, prandaj besimi i mërgatës ndaj thirrjes së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për ta mbështetur Kosovën në këto ditë të vështira, nuk mundë të kthehet me aq lehtësi, edhe pse është e pritshme që sado pak të ketë një përgjigje pozitive. “Qeveritë e viteve të fundit kishin fond më shumë emergjent se sa fond zhvillimor. Edhe këto mjete buxhetore shkuan vend e pavend më shumë aty ku ju leverdisi njerëzve të pushtetit, në tenderomani, në asfalte , dhe shpenzime enorme. Natyrisht, se të gjitha këto keqpërdorime i bënë, që kategoria e njerëzve të pushtetit dhe atyre afër tyre të pasurohen në mënyrë marramendëse, kurse në anën tjetër mbeten shumica të varfër .Në Kosovë 20 % të popullatës po jetojnë skajshmërisht dobët, dhe mbi gjysma e popullatës po jetojnë keq. Numri i atyre që po kërkojnë një vend të punës është i madh”, thotë Mulliqi për “Kosova Sot Online”. Prandaj, sipas Mulliqit është i madh numri i të rinjve që po largohen nga Kosova, sepse ju është mbyllur perspektiva në vendin e tyre. “Kjo çka ngjau në Kosovën e pas luftës është e tmerrshme veç të mendohet. U la mbrapa shtet ndërtimi dhe mirëqenia e përgjithshme, se pushtetet u vunë në “gjah” pas të mirave materiale. Politika u kuptua si vend ku zhvillohet biznesi, e jo së njerëzit e politikës janë aty për ti përfushur obligimet karshi interesave të qytetarëve, nga të cilët edhe janë zgjedhur. Nuk funksionoje kurrë si duhet shteti ligjor, dhe keqpërdoruesit e shumtë, edhe mbeten të pa prekshëm nga organet e drejtësisë. Prandaj në atë vend ku mungon përgjegjësia , ku mungon morali politik , nuk ka mundësi të ndërtimit të shtetit. Prandaj, edhe arka e shtetit ka mbetur bosh, dhe kryeministri në detyrë në një farë mënyre ka qenë i detyruar të kërkon ndihmë edhe nga mërgata , e cila gjithmonë dhe në çdo kohë i ka dalë zot atdheut. Por, e cila gjithmonë deri më sot , ka mbetur në harrese nga shteti i Kosovës”, thotë analisti Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht abuzimeve që kanë bërë ish qeverisjet e kaluara, që për bazë kanë ish liderët manipulues të fondeve 3% dhe Vendlindja Thërret, Skënder Mulliqi beson që ndaj Qeverisë Kurti, mërgata shqiptare do të reflekton pozitivisht, dhe në fondin për pandeminë e koronavirusit, nuk do të mungon një mbështetje solidariteti, sado që kjo pandemi ka goditur të gjitha shtetet pa dallim, edhe ato më të pasurat ku jetojnë dhe veprojnë e punojnë shqiptarët, mërgata kosovare. “Mendoj, së edhe kësaj radhe sipas paralajmërimeve të deri tashme, shihet që kanë shprehur vullnetin e tyre, që ta ndihmojnë Kosovën në momentet më të vështira të saj, që nga përfundimi i luftës. Tash kemi një Qeveri me një kryeministër të pa njollosur dhe prandaj arsyetohet kërkesa që ja bëri kryeministri në dorëheqje mërgatës për ndihmë, edhe pse dihet që ndihmat nga jashtë, mund të jenë simbolike, sepse e gjithë bota është mbërthyer keq nga Pandemia. Sido qoftë Kosova është vend i varfër dhe nuk ka kapacitete që vet ti bënë ballë një epidemie e cila i ka qitë në telashe të mëdha edhe vendet më të zhvilluara ekonomikisht. Kritikët që po lëshojnë zëra të ndryshëm kundër kësaj kërkese janë ta pa arsyeshme dhe tendencioze, zëra që nuk i kontribuojnë përmirësimit të situatës pikërisht tash kur ishte dashur që të gjithë të bëhen bashkë për kapërcimin e gjendjes së rëndë nga kjo lëngatë e shekullit. Kjo dëshmon më së miri se kjo klasë politike që e ka zhvatur vendim për dy dekada të keq qeverisjes ka rënë në provim moti, dhe më së shumti tash në kohën e kolerës kur e rrëzuan qeverinë e sapo formuar. Ky veprim tyre, më justifikime falco ka për qëllim, vetëm për ta rimarr pushtetin, dhe kjo është njolla më e zezë e tyre”, thotë Skënder Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

.Kosova Sot Online”