Daçiq: Kriza tregoi jo funksionalitetin e organizatave ndërkombëtare

  • 18 April 2020 - 15:13
Daçiq: Kriza tregoi jo funksionalitetin e organizatave ndërkombëtare

Kriza që ka përfshirë botën si shkak i virusit Corona ka dëshmuar jo-funksionalitetin e organeve regjionale edhe ndërkombëtare ka thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq shkruan RTS.

Ai tha se Këshillimi i Sigurimit të OKB-së gjatë kësaj periudhe është takuar vetëm njëherë me 9 prill dhe nuk ia kanë dal as të përpilojnë një kumtesë e mos të flitet për ndonjë rezolutë..

"Nëse nuk mund të përpiloni asnjë kumtesë për virusin në kohën e pandemisë, kur kaq shumë njerëz janë të prekur dhe kanë vdekur, atëherë çfarë roli mund të prisni prej saj në zgjidhjen e kësaj çështje, kjo është njëjtë edhe me organizatat tjera” tha Daçiq.

Një nga pasojat do të jetë shqyrtimi i rolit të organizatave ndërkombëtare edhe regjionale si janë OKB dhe organizatat e saj të specializuara, por edhe BE edhe organizatat tjera.

Sipas Daçiq pandemia do të shpejtojë ofrimin e i Kinës si lider ekonomik dhe kjo mund të shpie në konfrontimin direkt të Kinës  me ShBA.

"Ky proces do të shtoj presionin në shtetet tjera që të pozicionohen ndaj këtij konfrontimi edhe në nivelin ekonomik edhe më gjerë” tha ai

Daçiq përkujton se kriza e virusit mund të evitohet vetëm me vaksinimin, ndërkohë që ajo ende nuk është gjetur.

"Kriza do zgjas deri në paraqitjen e vaksinës, ideja do të jetë që të gjithë të vaksinohen, ndërsa ai që zbulon do të fitoj shumë para” tha ai.

Sipas Daçiq qeveria e Serbisë përcjell situatën dhe sjelljen e vendeve të regjionit dhe të gjithë Evropës në lidhje me këtë krizë.

(Kosova Sot Online)