Daut Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur me mi ngjallë vëllezërit

  • 18 April 2020 - 18:27
 Daut Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur me mi ngjallë vëllezërit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haraidnaj, ka thënë se do t’i refuzonte ndihmat e Serbisë sikur edhe t’ia ngjallnin vëllezërit e vrarë në kohën e luftës.

Ky reagimi i deputetit të AAK’së erdhi pasi Qeveria e shkarkuar pranoi nga Serbia një mijë teste për koronavirus.

“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në FB.

Ai ka thënë se po i vjen inati se si Mali i Zi kishte refuzuar ndihmat serbe kurse Kosova i ka pranuar.

“Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.

(Kosova Sot Online)