Nobelisti që zbuloi virusin e SIDA’s: Koronavirusi u bë në laboratorin kinez

  • 18 April 2020 - 21:06
Nobelisti që zbuloi virusin e SIDA’s: Koronavirusi u bë në laboratorin kinez

Luc Montagnier, fituesi i çmimit Nobel që zbuloi HIV-in mendon se koronavirusi erdhi nga laboratori edhe pse ekziston një narrativë e mbështetur nga shkenca që nuk është bërë në laborator.

Pretendimet e tij, që u kritikuan nga qarqe të ndryshme, thonë se koronavirusi i ri erdhi si rezultati i një tentimi për të prodhuar një vaksinë për AIDS, që doli jashtë aksidentalisht. Ai këtë e tha në një podcast Pourquoi Docteur dhe gjithashtu në një intervistë në TV të premten.

Prof. Montagnier thotë se ka pasur disa elementë të HIV-it të pranishëm në gjenomin e koronavirusit që përfshin disa elemente të dyshuara të mikrobit të malaries gjithashtu, raportoi Agence France Presse.

Kjo mund të bjerë në kategorinë e një teorie tjetër komploti, së cilës ai iu përgjigj, “komplotistët janë kampi i kundërt, duke fshehur të vërtetën”.

Megjithatë pati shumë kundërshtime për nobelistin.

Étienne Simon-Lorière, një virolog nga Institut Pasteur në Paris, i tha AFP-së se pretendimi nuk kishte kuptim pasi që kishte elementë shumë të vegjël që gjendeshin edhe në koronaviruse të tjera. Disa pjesë të gjenomit dukeshin si material gjenetik i bimëve dhe baktereve, përcjell Klan Kosova.

Ai tha: “Nëse marrim një fjalë nga një libër dhe duket si një fjalë tjetër, a mund të themi se njëra e ka kopjuar nga tjetra? Kjo është absurde!”.

Virologu francez Luc Montagnier fitoi çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi bashkë me Françoise Barré-Sinoussi dhe Harald zur Hausen në vitin 2008 për zbulimin e HIV-it.

(Kosova Sot Online)