Kryebashkiaku poston foton e kishës së varrezave: Më në fund nuk ka më arkivole

  • 18 April 2020 - 21:09
Kryebashkiaku poston foton e kishës së varrezave: Më në fund nuk ka më arkivole

“Kisha e varrezave të Bergamo. Më në fund bosh”. Janë  këto fjalët që shoqërojnë një foto që është një simbol i shpresës, publikuar nga kryetari i Bergamos, Giorgio Gori në Facebook.

Javët e fundit kisha e varrezave, në të vërtetë, ishte shndërruar nga nevoja në një mort me arkivolë, sepse kishte shumë vdekje të koronavirusit në qytet, dhe krematoriumi në shërbim ditë e natë nuk ishte i mjaftueshëm.

Që prej asaj kohe, ka filluar transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera.

Por kjo është edhe shpresë për ditët e ardhshme.

Në provincën Bergamo numri i infeksioneve dhe vdekjeve gjithashtu kanë filluar të bien.

Italia u bë pas Kinës, vatra e kuqe e pandemisë së Covid-19. Shenjat e përmirësimit kanë nisur.

(Kosova Sot Online)