Izolohen dy familje të fshatit Ternac në Skenderaj

  • 18 April 2020 - 23:14
Izolohen dy familje të fshatit Ternac në Skenderaj

Pas rastit të konfirmuar me covid-19, Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt ka njoftuar se dy familje nga fshati Ternac janë vendosur në izolim.

Jashari, përmes shkrimit në Facebook ka thënë se këto masa janë marr me qëllim të parandalimit të këtij virusi.

Shkrimi i plotë i Jasharit:

Pas shfaqjes së rastit të fundit me COVID-19 në Skenderaj, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi izoluar dy familje në fshatin Ternac, ku është duke qëndruar familja e të infektuarit.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë. Bashkë do t’ia dalim!

(Kosova Sot Online)