Foto shokuese brenda laboratorit në Wuhan nga i cili dyshohet se doli koronavirusi

  • 19 April 2020 - 19:01
 Foto shokuese brenda laboratorit në Wuhan nga i cili dyshohet se doli koronavirusi

Foto të rralla brenda laboratorit kinez në qendër të ngritjes së dyshimit ndërkombëtar për pandeminë Covid-19 janë zbuluar shkruan Daily Mail. Këto foto vetëm sa do e  shpërndajnë frikën se është shkaktuar nga një rrjedhje katastrofike nga ky laborator e cila është mbuluar më vonë nga Pekini.

Fotografitë nga Instituti i fshehtë i Virologjisë së Ëuhan tregojnë një mostër të thyer në derën e njërit prej frigoriferëve të përdorur për të mbajtur 1500 llojeve të ndryshme të virusit – duke përfshirë koronavirusin e lakuriqit i cili është shpërndarë te njerëzit me një efekt kaq shkatërrues.

Fotografitë, të publikuara për herë të parë nga gazeta shtetërore China Daily në vitin 2018, u botuan në Tëitter muajin e kaluar, përpara se të fshiheshin. Një koment i bashkangjitur lexoi: “Kam parë dyerë më të mira në frigoriferin tim në kuzhinën time.”

Dilay mail zbuloi dy javë më parë se Ministrat tani kanë frikë se pandemia mund të kishte filluar si rezultat i një rrjedhje.

Burime të inteligjencës amerikane thonë se menjëherë pasi filloi shpërthimi i koronavirusit, zyrtarët në laborator shkatërruan mostrat e virusit, fshinë raportet e hershme dhe gazetat akademike të shtypura – dhe më pas u përpoqën të linin fajin në tregun e lagësht të Wuhan, ku kafshët e egra shiten për konsum.

 Burimet tregojnë se ‘’pacienti zero’’ ishte një praktikant në laborator që më vonë shpërndau virusin tek popullata lokale dhe infektoi të dashurin e saj.

Zyrtarë të intelegjencave botërore janë koncentruar në punën e laboratoreve në Wuhan për zbulimin e gjenzeës së virusit, dhe fotot e fundit të kasafortave të thyera të mostrave vetëm sa e forcojnë teorinë.

(Kosova Sot Online)