“Duam që emri i tij të na kujtojë koronavirusin”- Pas Covid dhe Corona, vjen në jetë “Dezinfektuesi”. Ja pse prindërit zgjodhën këtë emër

  • 20 April 2020 - 12:29
“Duam që emri i tij të na kujtojë koronavirusin”- Pas Covid dhe Corona, vjen në jetë “Dezinfektuesi”. Ja pse prindërit zgjodhën këtë emër

Pandemia e COVID-19  ka ndikuar në jetën tonë në një mënyrë që nuk e kishim menduar kurrë.

Dhe tani ka filluar të ndikojë edhe tek trendi i vendosjes së emrave të foshnjeve të porsalindura gjatë kësaj periudhe.

Veçanërisht në Indi, emrat në lidhje me COVID-19 kanë filluar të shfaqen shumë.

Një çift i ka vendosur emrin fëmijës së tyre të porsalindur “Sanistier” ose “Dezinfektues” për të kujtuar pandeminë e koronavirusit.

Babai i foshnjes, Omveer Singh tha se emri do i ndihmonte të kalonin këtë periudhë të vështirë.

“Të gjithë po luftojnë kundër këtij virusi nga kryeministri tek njerëzit e thjeshtë. Dhe Sanitiser është kontributi ynë,”- tha Singh. “Sanitiser është një nga mënyrat më të mira për tu mbrojtur nga infektimi me koronavirus. Ne do ta kujtojmë këtë periudhë sa herë të thërrasim emrin e tij.”

Më shumë se dy javë më parë, një çift në Indi i vendosi emrin binjakëve Corona dhe Covid.

(Kosova Sot Online)