Isa Mustafa i mbledh bashkëpunëtorët e ngushtë në ora 13:00 - ja për çfarë do të diskutohet

  • 20 April 2020 - 12:33
Isa Mustafa i mbledh bashkëpunëtorët e ngushtë në ora 13:00 - ja për çfarë do të diskutohet

Burime  kanë thënë se prej orës 13:00 , kreu i LDK’së, Isa Mustafa, do të mbajë mbledhje me dy nënkryetarët, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. Vjosa Osmani, që ka të njëjtën pozitë, ka thënë se nuk e kanë ftuar në takim.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi tha se këtë javë do ta japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Një nga nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e ka asnjë informacion rreth një takimi të tillë dhe thotë se nuk e ka ftuar askush në mbledhje.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar Osmani para mediave.

Presidenti Thaci pritet që nga nesër të marrë veprime, ashtu që LDK të madatohet për krijimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nuk ia ka dërguar atij një mandatar të ri. 

(Kosova Sot Online)