E thotë eksperti i së drejtës:Koalicioni i së keqes shkaktoi krizën në kohë pandemie, tash i frikësohet ndëshkimit nga populli

  • 20 April 2020 - 15:12
E thotë eksperti i së drejtës:Koalicioni i së keqes shkaktoi krizën në kohë pandemie, tash i frikësohet ndëshkimit nga populli

”Koalicionin e së keqes që shkaktoi krizën politike nuk e ka mbështetur dhe as nuk e ka përkrahur jo vetëm publiku kombëtar shqiptar por as politika e as qeveritë perëndimore, por e kundërta ka ndodhur që ato i kanë dhënë mbështetje Qeverisë Kurti në përballimin dhe për masat në parandalimin e pandemisë virusale. PLAN duke ndjerë se nuk mundet që të formojnë një qeveri anti kushtetuese dhe antiligjore, pasi fituese e zgjedhjeve është VETËVENDOSJA, ata mundohen që të duken se ekzistojnë si politikë që vendos pengesa e gurë në rrota qeverisë në detyrë, dhe ata e parandjenjë se në ballafaqimin e afërt në zgjedhjet e reja pasi të kalojë pandemia, koalicioni PLAN do të marrë ndëshkimin e rëndë dhe të merituar”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së legjislacionit dhe të së drejtës, po e vlerësojnë lojë tepër të turpshme vazhdimin kinse të punë së Kuvendit të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë, me mocionin e bashkërenduar në mes të LDK-së dhe partive politike në opozitë. Seancat që po thirren nga subjektet politike sikur është ajo e kaluara nga PDK, dhe mbledhjet e kryesisë me qëllim të inicimit të nismave të reja legjislative, pa Qeverinë me mandat të plotë, po shihen si kulmi i i një loje të teatrit të turpshëm, që përfundojnë në mënyrë krejt komike. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti dhe eksperti i së drejtës Skënder Kapiti.

Image
Skender Kapiti

“Projektligjet dhe mocionet që inspirojnë qoftë LDK apo PDK , pra koalicioni i politikës së vjetër apo koalicioni i së keqes janë të gjitha në funksion të interesave të tyre personale politike e krimo-korruptive. Pasi bënë paturpësinë dhe amoralitetin e madh politik me pucin antidemokratik në parlament që rrëzuan qeverinë Kurti, koalicioni i së keqes tashmë po e ndjen se ka bërë një “harakiri” politik, pasi ka shkaktuar një neveri dhe pakënaqësi të madhe publike e kombëtare por edhe reagim të ashpër ndërkombëtar kundër këtij akti të rëndë të rrëzimit të qeverisë legjitime dhe demokratike në Kosovë, akt i cili ishte mohim i verdiktit popullor të 6 Tetorit 2019. Të gjitha nismat, propozimet apo mocionet e tjera pas mocionit të mosbesimit që mundësoi rrëzimin e Qeverisë janë përpjekje mjerane që vërtetojnë paligjshmërinë dhe anti kushtetutshmërinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti në Parlament”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, bashkimi i forcave politike të inkriminuara që rrëzuan një Qeveri legjitime akoma pa mbushur 50 ditë pune, pavarësisht momentit të sfidave me të cilin po përballet vendi, tani thirren në interesin e shtetit dhe të qytetarëve duke nxituar që ta uzurpojnë kriminalist pushtetin dhe realizojnë qëllimet e tyre puro kriminale e korruptive, si koalicion i krimit. Këtë e bëjnë, sipas Kapitit, në përpjekje për ti shpëtuar ndëshkimit me votë nga qytetarët në zgjedhjet e radhës, që do të jetë në një të ardhme të afërt. “Tashmë koalicioni i së keqes mundohet që të duket sikur atyre u intereson dhe janë të përkushtuar në luftën kundër pandemisë, pasi po shohin efikasitetin e punës së qeverisë në detyrë në përballmini e krizës së pandemisë. Koalicionin e së keqes që shkaktoi krizën politike nuk e ka mbështetur dhe as nuk e ka përkrahur jo vetëm publiku kombëtar shqiptar por as politika e as qeveritë perëndimore, por e kundërta ka ndodhur që ato i kanë dhënë mbështetje qeverisë Kurti në përballimin dhe për masat në parandalimin e pandemisë virusale. PLAN duke ndjerë se nuk mundet që të formojnë një qeveri anti kushtetuese dhe antiligjore, pasi fituese e zgjedhjeve është VETEVENDOSJA, ata mundohen që të duken se ekzistojnë si politikë që vendos pengesa e gurë në rrota qeverisë në detyrë, dhe ata e parandjenjë se në ballafaqimin e afërt në zgjedhjet e reja pasi të kalojë pandemia, koalicioni PLAN do të marrë ndëshkimin e rëndë dhe të merituar”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Në këto ethe frike, sipas Kapitit, është e tërë garda e vjetër korruptuar në të gjitha subjektet politike që qeverisën në të kaluarën. “Ky është paniku dhe ankthi që ka kapur dështakët e politikës së vjetër. Si mocioni i LDK-së ashtu edhe ato të tjera pas tij janë përpjekje dëshpëruese të disfatistëve të cilët kanë të hipotekuar korrupsionin ,krimin dhe hajninë politike gjatë keq qeverisjeve të pushtetit të tyre. Ata ndoshta janë pishmanuar pse rrëzuan qeverinë Kurti pas 50 ditë mirëqeverisje të saj , por më shumë janë pishmanuar për verbërinë e tyre që një gjë të tillë e bënë në kohën e pandemisë së koronavirusit, gjë për të cilën nuk mund të justifikohen me asnjë lloj aventurizmi e akrobacie tjetër politike pasi edhe po bëhen jo vetëm të neveritshëm por edhe qesharakë”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )