Indikacionet e Isa Mustafës për postin e Kryeministrit

  • 20 April 2020 - 16:06
 Indikacionet e Isa Mustafës për postin e Kryeministrit

Shefi i LDK’së pas mbledhjes së sotme me bashkëpunëtorët nuk e ka zbuluar se kush do të jetë kandidati për  Kryeministër kur kjo parti të mandatohet nga Presidenti për krijimin e qeverisë së re. Kur është pyetur saktë nëse ai do të jetë kandidati, Mustafa i ka eskivuar pyetjes duke i përmendur emrat e dy kandidatëve që LDK i ka kandiduar në dy palë zgjedhjet e fundit. Më poshtë po e sjellim përgjigjen jo krejt të qartë të Mustafës por që jep disa indikacione se ai mund të jetë edhe vet kandidati.Sidoqoftë kjo pyetje gjithësesi se do të sqarohet plotësisht ditëve të ardhshme.

Pyetje: A e përjashtoni vetën si kandidat për kryeministër, definitivisht, apo mbeteni politikisht ende në lojë?

Mustafa: Sot s’po them asgjë. Unë kur ta hapi këtë cështje, mendoj që së pari do ta bisedojë përfundimisht me njerëzit e mi brenda subjektit. Por, ajo që unë dëshirojë është që ta kemi një kandidat, i cili do t’i përballojë të gjitha sfidat që tani paraqitën para LDK’së. Po të kisha vullnet timin, do ta kandidoja vetën edhe atëherë kur u kandidua z. Hoti  në 2017, edhe në vitin e kaluar kur e kemi dhënë znj. Osmani, por kam pa arsye që  të bëhen disa ndryshime dhe freskime në LDK dhe atë arsye e kam edhe kësaj radhe.

Pyetje: A e keni këtë vullnet zoti Mustafa, apo jo?

Mustafa: Po them, kam arsye.

(Kosova Sot Online)