Kurti: Edhe po të ngjallen dëshmorët nga varret s’kanë të drejtë të bëjnë pazare me territorin

  • 20 April 2020 - 22:51
 Kurti: Edhe po të ngjallen dëshmorët nga varret s’kanë të drejtë të bëjnë pazare me territorin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e Kosovës.

Në një intervistë televizive, Kurti tha se edhe po u ngjallën nga varret dëshmorët, s’do të mund të negocionin tokën e Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e shtetit tonë. Edhe po u ngjallën dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të bëjnë pazare me territoret e shtetit tonë e lëre më këta shpërdoruesit e pasluftës të cilët u bën multimilioner në kurriz të së tashmes dhe ardhmërisë së popullit tonë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)