Hachiko i Shqipërisë! Qeni i ish-kampionit të boksit pret ende të zotin që humbi jetën për shkak të Covid-19

  • 21 April 2020 - 10:57
Hachiko i Shqipërisë! Qeni i ish-kampionit të boksit pret ende të zotin që humbi jetën për shkak të Covid-19

Me siguri të gjithë e njihni historinë e qenit besnik Hachiko që përloti botën.

Ai priti për 9 vite të zotin, i cili vdiq dhe nuk u kthye kurrë tek qeni i tij.

Një histori e tillë po përsëritet me qenin e ish-trajnerit të boksit, Skënder Kurti, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Qeni i tij vazhdon ende ta presë tek shkallët e pallatit, siç tregon miku i Kurtit, Murat Basha.

“Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e apartamentit Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…”- rrëfen miku i ish-kampionit të boksit.

Kurti u nda nga jeta në datën 5 të muajit prill, në moshën 61-vjeçare, dy javë pasi pësoi vdekje klinike si pasojë e koronavirusit.

Ish-trajneri po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar në reanimacion.

(Kosova Sot Online)