Vuan nga probleme me zemrën dhe sëmundje kronike e mushkërive, vajza 1-vjeçare i befason të gjithë, fiton betejën me COVID-19

  • 21 April 2020 - 14:51
Vuan nga probleme me zemrën dhe sëmundje kronike e mushkërive, vajza 1-vjeçare i befason të gjithë, fiton betejën me COVID-19

Një foshnje ka mundur koronavirusin edhe pse kishte probleme me zemrën dhe sëmundje kronike të mushkërive pasi kishte lidur para kohe.

Leah Peter, nga Coningsby, Lincolnshire ka kaluar pjesë më të madhe të jetës së saj në spital që kur lindi rreth një vit më parë pasi iu është nënshtruar operacioneve dhe trajtimeve.

Familja e saj thanë se do ishte një luftë e vërtetë për mbijetesë nëse vajza e tyre infektohej me koronavirus.

Por vogëlushja i befasoi të gjithë pasi arriti që të fitojë betejën me COVID-19.

Ajo u dërgua në spital në fund të marsit pasi kishte kollë.

Vajza lindi para kohe vetëm 32 javëshe ndaj ajo kishte probleme shëndetësore që përfshinin sëmundje kronike të mushkërive që kur lindi.

“Për shkak të problemeve të saj me zemrën, një infermiere vjen dhe na viziton çdo javë. Ajo i bëri matjet e rrahjes së zemrës dhe dolën pak të ulta. Gjithashtu kishte kollë ndaj morëm ambulancën dhe e dërguam në spital. Leah u vendos në ventilator,”– tha nëna e saj.

Ndërsa shtoi: “Por ajo na befasoi të gjithëve. Ne kishim frikë, por vajza jonë sshtë luftëtare. E dërguam në shtëpi një ditë pasi morëm rezultatet e testit dhe deri tani është shumë mirë.”

(Kosova Sot Online)