Tahiri: Pavarësia energjetike e Kosovës e pranuar nga ENTSO- E është meritë e Merkelit, iu dha goditje ndryshimit të kufijve

  • 21 April 2020 - 16:01
 Tahiri: Pavarësia energjetike e Kosovës e pranuar nga ENTSO- E është meritë e Merkelit, iu dha goditje ndryshimit të kufijve

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri e ka cilësuar si një lajm të mirë pavarësimin e Kosovën në fushën e energjetikës. Ajo ka thënë se një zhvillim i tillë është si rezultat i dialogut të Brukselit dhe marrëveshjes për energjinë të arritur në vitin 2013.

Tahiri thotë se Kosova në fakt ishte pavarësuar në fushën e energjetikës në vitin 2015 kur ishte nënshkruar anëtarësimi i KOSTT  në ENTOS, por thotë se një process të tillë e ka prolonguar dhe penguar Serbia.

Ajo ka falendëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për ndihëm që ka dhënë në proces, derisa thotë se ky veprim i Gjermanisë dhe shteteve të tjera të evropës i kanë dhënë goditje të fuqishme idesë së korrigjimit të kufijve, meqë siç thotë ish-kryenegociatorja, Gjermania vulosi qëndrimin për respektimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falenderimi i takon kancelares Merkel dhe Gjermanisë që hoqën pengesat e tilla. Ky veprim i Gjermanisë dhe gjithë shteteve evropiane i dha një goditje të fuqishme lojërave të kufijve, sepse vulosi qëndrimin e respektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)