Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

  • 21 April 2020 - 20:51
 Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Reshjet e shiut që po bien gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë edhe gjatë natës, e nesër gjatë mëngjesit do të pushojnë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të mërkurën gjatë ditës mbetet mot kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime të pjesshme.

“Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Ditën e premte me më shumë diell, e në fundjavë mot i ndryshueshëm me mundësi edhe për reshje kalimtare shiu”, paralajmëron PW.

Sipas PW, temperaturat do të rriten gradualisht, e në fundjavë do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Parashikimi për periudhën 22-23 prill:

22.04.2020 – Reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht gjatë mëngjesit. Ditën mbetet mot kryesisht me vranësira. Në mbrëmje priten kthjellime të pjesshme. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 15C, e në vise malore 1C deri 7C. Erë mesatare nga verilindja dhe juglindja 4-9m/s. Indeksi UV: 3.

23.04.2020 – Pjesërisht vranët, ditën më butë. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 17C, e vise malore 0C deri 9C. Erë mesatare nga juglindja dhe verilindja 4-11m/s. Indeksi UV: 3.

(Kosova Sot Online)