Komuna e Kamenicës dhuron lodra për fëmijët që të kalojnë kohën në izolim

  • 21 April 2020 - 21:41
 Komuna e Kamenicës dhuron lodra për fëmijët që të kalojnë kohën në izolim

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se janë duke bërë shpërndarjen e lodrave tek fëmijët në mënyrë që ata të kalojnë kohën më lehtë në izolim.

‘’Ndonëse është situatë e jashtëzakonshme, ne jemi duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina. Ndër të tjera kemi dashur t’ua bëjmë fëmijëve këtë kohë më të lehtë duke ju blerë lodra, ngjyra, mjete shkollore, puzzle, rubikon e libra me tregime.’’, ka thënë Kastrati në Facebook.

‘’Që këta fëmijë të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psiqike në këto ditë sfiduese, ata do të zhvillojnë aktivitete me këto materiale të cilat ua kemi siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të komunës sonë. Një pjesë e kemi siguruar dhe për pjesën tjetër ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë iniciativë. Faleminderit vullnetarëve’’, shton ai.

(Kosova Sot Online)