Navarro: SHBA’ja do ta fitojë garën për vaksinën e koronavirusit

  • 21 April 2020 - 22:04
 Navarro: SHBA’ja do ta fitojë garën për vaksinën e koronavirusit

Peter Navarro, këshilltar për Tregtinë në Shtëpinë e Bardhë, vlerëson se Pekini ka fshehur informacione për epideminë e koronavirusit.

SHBA-ja, vendi i cili më së shumti e pësoi nga pandemia, disa herë kërkoi informacione në kohën e përhapjes së infeksionit në Kinë.

“Një nga shkaqet se pse nuk na pranuan dhe dhanë informacione për këtë virus është se ata janë në garë për vaksinë. Besoj se kjo është luftë e thjeshtë biznesi dhe se ata po mundeshin ta gjetur atë dhe më pas për ta shitur atë në botë”, deklaroi Navaro mbrëmë për Fox News.

“Por ne do të fitojmë këtë luftë, falë lidershipit të presidentit Trump. Do të fitojmë sepse ministria e Shëndetësisë tashmë ka filluar garën së bashku me pesë kompani”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)