Thyen karantinën dhe shkon të bëjë plazh vetëm, policia e zbulon me dron

  • 21 April 2020 - 22:45
Thyen karantinën dhe shkon të bëjë plazh vetëm, policia e zbulon me dron

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjobitur nga policia për këtë veprim. Ndërkaq, kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se qeveria do të zbusë disa prej masave kufizuese më 4 maj, por kjo do të bëhet në rajone të veçanta.

Një burrë italian është gjobitur nga policia pasi ishte duke bërë plazh në qytetin e Riminit. Policia e ka zbuluar burrin me anë të një patrullimi me dron.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjobitur nga policia për këtë veprim.

Ndërkaq, kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se qeveria do të zbusë disa prej masave kufizuese më 4 maj, por kjo do të bëhet në rajone të veçanta.

Sipas Ministrisë së Brendshme Italiane, vetëm gjatë fundjavës i janë vendosur 17,500 qytetarëve gjobë, të cilët nuk respektonin masat.

(Kosova Sot Online)