Kërcënoi presidentin në Facebook, prokuroria fillon hetimet ndaj të dyshuarit

  • 21 April 2020 - 22:56
 Kërcënoi presidentin në Facebook, prokuroria fillon hetimet ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet ndaj të dyshuarit A.G, pasi i njëti ka kërcënuar përmes rrjetit social Facebook presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Prokuroria Themelore përmes një komunikate për medie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast.”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)