Ekspertët ligjorë i quajnë të paligjshme arrestimet e qytetarëve që nuk po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes

  • 21 April 2020 - 22:59
 Ekspertët ligjorë i quajnë të paligjshme arrestimet e qytetarëve që nuk po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes

Nga LEAP KOSOVO i cilësojnë sit ë kundërligjshme këto arrestime të bëra nga policia

Të drejtën e lëvizjes e kanë vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë.

Madje edhe orari 90 minutësh i këtyre qytetarëve është i përcaktuar nga numri i parafundit personal.

E mosrespektimi i këtij vendimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me gjobë prej 1000 deri në 2000 euro për personat fizik, dhe 3000 deri në 8000 euro për personat juridik.

Pos këtyre gjobave, Policia e Kosovës po arreston të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim.

Një gjë e tillë pasqyrohet edhe në raportet ditore të policisë.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka arrestuar 64 persona.

Ndërsa një ditë më parë, në pranga të policisë përfunduan 30 persona.

Por, gjithë  këto arrestime të bëra nga policia e Kosovës po konsiderohen si të kundërligjshme nga anëtari i Panelit Këshillëdhënës të Ekspertëve Ligjorë të Kosovës, Kushtrim Palushi.

Palushi gjithashtu bën thirrje që nëse ka qytetarë të arrestuar mbi këtë bazë nga Policia, të lirohen menjëherë.

Ndërkohë të njëjtin mendim me këtë panel, e ka edhe avokati Musa Damati.

Damati thotë se të gjithë ata që arrestohen në mënyrë arbitrare nga policia e Kosovës e kanë të drejtën e ankimimt tek organet kompetente.

Ndryshe ky vendim i qeverisë së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë në fuqi deri me 4 maj.

(Kosova Sot Online)