Alarmon eksperti i sigurisë: Është koha për ç’montimin e 'dërzhavës’ së Kosovës të kontrolluar nga shërbimet e fshehta serbe

  • 22 April 2020 - 06:53
Alarmon eksperti i sigurisë: Është koha për ç’montimin e 'dërzhavës’ së Kosovës të kontrolluar nga shërbimet e fshehta serbe

“Çmontimi i “dërzhaves” së Kosovës do të ndodh. Është e pritshme që të ketë vështirësi shumë të mëdha mirëpo kjo është pandalshme. Vullneti i qytetarëve të Kosovës është më i fuqishëm sesa fuqia e kontrollit të strukturave të fshehta serbe përmes rrjetave të krimit të organizuar. Vullneti i qytetarëve për ç’montim të “drzhaves” së Kosovës ekziston tek të gjitha partitë politike. Edhe pse ky vullnet është duke shkelur me të madhe, nuk mundë të ndalet”, thotë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Image
Xhevat Meha

Eksperti i fushës së sigurisë dhe analisti politik Xhevat Meha, duke parë dështimin e instalimit të shtetit të së drejtës, pa krim e pa korrupsion, në këto dy dekada të pas luftës në Kosovë, e sidomos në këto 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, thotë se në opinionin e gjerë publik është krijuar bindja sikur është bërë mision i pa mundur largimi i matrapazëve të sofistikuar nga skena politike e vendit që po e vrasin të ardhmen e shtetit të Kosovës. Meha thotë se është një proces i vështirë po shteti duhet të ç’kapet dhe politika duhet të pastrohet nga strukturat kriminale dhe të ndikuara edhe nga shërbimet e fshehta serbe që akoma e kontrollojnë pjesën dërmuese të politikës kosovare.

Meha thotë se zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar e dëshmuan se në politikën kosovare ka lëshuar rrënjë të thela shtresa e rrjeteve kriminale dhe para politikës e cila është e fortifikuar kundër reformave, kundër dhënies së hapësirës për brezin e politikanëve të ri, e gatshme për ti petritë lidhjet e bashkëpunimit kriminal në kapjen e shtetit, pavarësisht dallimeve politike që kanë mes tyre, prandaj është urgjente që ti largojmë matrapazët nga skena politike.

“Kam theksuar edhe me herët se c'montimi i “drzhavës” së Kosovës për t'i liruar vend ndërtimit të shtetit të Kosovës është shumë i vështirë, dhe kjo me kalimin e kohës po del më e dukshme. Pavarësisht kësaj, misioni qytetar për largim të shtresës së të pushtetshmëve nga qeverisja me vendin është i mundur dhe do të ndodh. Pse dhe si kjo?

“Drzhava” e Kosovës është ndërtuar nga veprimi i lirë dhe i pa penguar i strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Drzhava e Kosovës është ndërtuar përmes ndërtimit të sistemeve të mos zbatueshmërisë së ligjit. Mos zbatueshmeria e ligjit ka krijuar paprekshmëri të shkelësve të ligjit sidomos të krimeve të rënda dhe krimeve të lidhura me krerë të institucioneve të Kosovës. Paprekshmëria e të pushtetshmëve për një kohë kaq të gjatë ka krijuar shtresën e të pushtetshmëve si shtresë e të paprekshmëve”, thotë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Meha thotë se një analistë të tillë e ka zbërthyer gjerësisht në librin tim e botuar në vitin 2016 "Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe".

Meha thotë se qysh në fillim të viteve '90-ta, i madhi Fehmi Agani ka pas deklaruar se Serbia nuk mundë ta kontrolloj Kosovën sepse kemi arritur të shkatërrojmë shtresën përmes të cilës ka sunduar Kosovën, mirëpo pas luftës së fundit strukturat serbe përsëri janë aktivizuar në Kosovë. “Serbia arriti që përmes strukturave të fshehta serbe në Kosovë të ndërtoj shtresën e të pushtetshmëve si shtresë e pa prekshme përmes të cilës është duke e sunduar Kosovën. Kjo shtresë mbahet si e paprekshme nga strukturat e rrjeteve të krimit të organizuar me të cilat komandon Serbia me ndihmën e Rusisë. Edhe këto më gjerësisht i kam të paraqitura në librin tim "Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe" tek pjesa: Sundimi i mbi tokës nga nëntoka”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë Meha thotë se ç'montimi i “drzhaves” së Kosovës ka filluar me mjaft vështirësi përmes goditjes së hajnive në ndërmarrjet publike dhe shpenzimet e institucioneve tjera të Qeverisë, por ndaj këtyre goditjeve të “drzhaves” së Kosovës sigurisht se strukturat e fshehta serbe nuk rrinë duarkryq, marrin veprime konkrete. “Dhe këso lloj veprimesh janë duke u marre me shpaluar qysh nga votimet e 6 tetorit te vitit te kaluar. Fillimisht u zvarrit numërimi i votave me synimin qe te përmbyset vullneti i qytetareve i shprehur me votë. Synimi ishte që LDK të dal e para dhe NISMA të futet në Kuvend që shumë besoj se nuk ka marre votat e mjaftueshme. Pastaj veprimet vazhduan me grabitjen nga Isa Mustafa të bisedimeve për ndërtimin e bashkëqeverisjes VV-LDK me synim të dështimit të marrëveshjes në mënyrë që Presidenti t'ia jep mandatin LDK-se për formimin e qeverisë, kuptohet krejt kjo në shkelje të Kushtetutës. Pas dështimit të kësaj, Isa përmes emërimeve në kabinetin qeveritar vendosi mekanizmin që në momentin e parë të volitshëm të rrëzoj qeverinë, dhe këtë e arriti. Edhe pse Isa arriti të rrëzoj qeverinë, nuk do të arrij synimin për të krijuar qeveri LDK-AAK-NISMA-lista serbe dhe pakicat tjera”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht sfidave dhe pengesave, ky proces thotë duhet dhe do të finalizohet një ditë, për të pasur një shtet dhe politikë të pastër me dinjitet. “Çmontimi i “dërzhaves” së Kosovës do të ndodh. Është e pritshme që të ketë vështirësi shumë të mëdha mirëpo kjo është pandalshme. Vullneti i qytetarëve të Kosovës është më i fuqishëm sesa fuqia e kontrollit të strukturave të fshehta serbe përmes rrjetave të krimit të organizuar. Vullneti i qytetarëve për ç’montim të “drzhaves” së Kosovës ekziston tek të gjitha partitë politike. Edhe pse ky vullnet është duke shkelur me të madhe, nuk mundë të ndalet”, thotë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)