Propozim sugjerues për riformatizimin e dialogut të Brukselit

  • 22 April 2020 - 10:00
Propozim sugjerues për riformatizimin e dialogut të Brukselit

Katdera e Shkencave Politike e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, jep  këtë:

Meqë kohëve të fundit po zhvillohet një trysni e paparë ndaj qeverisë në detyrë, që sa më parë të krijojë  kushtet  dhe klimën e përshtatshme ( pa kushtëzime ndaj Serbisë) për vazhdimin e Dialogut të Brukselit me palën serbe të Beogradit,  është e domosdoshme që  të dy qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë, të dakordohen për veprim të përbashkët të politikës së jashtme dhe të diplomacisë në prezentimin dhe në përfaqësimin e interesave vitale kombëtare dhe shtetërore në sekenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Kjo është domosdoshmëri, detyrim dhe përgjegjësi për të dy vendet (Kosovën dhe Shqipërinë).

Duke u bazuar në të drejtën historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike mbi territoret e tyre indigjene, konsiderojmë se është momenti i rëndësishëm historik dhe politik, që Prishtina dhe Tiranëa zyrtare bashkërisht të kërkojnë pjesëmarjen e Shqipërisë në Dialogun e Brukselit, duke qenë se  Serbia po kërkon “ridefinimin” e kufijve teritorialë me Kosovën. Duke qenë se kjo është çështje tejet e rëndësishme dhe  e mprehtë  jo vetëm për Kosovën, por edhe  për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën, është më se e domosdoshme dhe e obligueshme, që edhe Shqipëria si shtet amë të marrë pjesë në Dialogun e Bruskelit.

E ligjshme,  që Shqipëria të marrë pjesë në Dialogun e Brukselit

Së pari, sugjerojmë që diplomacia e Tiranës, duhet të  braktisë ”Minishengenin ballkanik” me Serbinë, dhe,  që tani, të kërkojë pjesëmarrjen e saj në Dialogun e Brukselit, ku do të vendset për fatin e Kosovës,  sepse nuk mjafton vetëm mbështetja e tij verbale dhe e ftohtë nga “bregu i fildishtë”.

Meqë pritet se në këtë Dialog, do të involvohen Amerika, BE-ja dhe Rusia, atëherë,  lirisht, pa ndonjë shqyrtim platonik,  mund të thuhet se, pjesa vazhduese e këtij dialogu, do të transformohet në  një multidialog ndërkombëtar me aktorë të rinj.

Për këtë arsye, Prishtina zyrtar që tani, nveojitet të bashkërendojë aktivitetin e saj politik dhe diplomatik me Tiranën zyrtare, në mënyrë që edhe Shqipëria si shtet amë, të përfshihet në multidialogun e Brukselit, mbase historikisht, Kosova është pjesë integrale  e tërësisë territoriale e  Shqipërisë Etnike. –Ligjërisht, nuk mund të “tejkalohet” Shqipëria nga pjesëmarrja në Dialogun e Brukselit, këtë duhet kuptuar dhe pasur parasysh palët negociuese serbo – shqiptare, se çdo marrëveshje e arritur mes tyre, në kuptimin juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk do të jetë valide, pa pëlqimin e Shqipërisë, sepse historikisht, Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë pjesë të tërësisë territoriale autoktone të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, është e domosdoshme që qeveria shqiptare, të kërkojë zyrtarisht nga BE-ja,  dhe nga Amerika, që të marrë pjesë në procesin e Brukselit, sepse aty, me gjasë, do të debatohet për statusin e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. –Domethënë, në konferencën e Brukselit, do të bëhen “pazare” për ridefinimin e kufijve territorialë mes Serbisë dhe Kosovës. Ndaj, është e logjikshme, e  parapërlqyeshme, e ligjshme, e  dmosodoshme dhe e detyrueshme, që Shqipëria të marrë pjesë në Dialogun, apo multidialogun e Brukselit,  sepse pa pëlqimin dhe pa miratimin e saj,  do të jenë fiktive dhe, pa asnjë vlerë juridiko-ligjore  çdo marrëveshje a traktat i përfunduar mes palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës.

Nuk ka “marrëveshje gjithëpërfshirëse” mes Beogradit dhe Prishtinës, pa pëlqimin e Tiranës

Nëse Shqipëria dëshiron që ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arrihet ndonjë marrëveshje historike gjithëpërfshirëse, duke përfshirë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, si dhe njohjen e së drejtës së shkolonizimit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, atëherë, patjetër nevojitet që Tirana zyrtare të kërkojë riformatizimin e Dialogut të Brukselit, që të marrë pjesë direkte në këtë dialog. -Ashtu sikurse  Beogradi, duke i përfaqësuar serbët e Kosovës, edhe Shqipëria gëzon të drejtën e plotë të ligjshme, që t’i përfaqësojë shqiptarët e Kosovës, të Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjes në këtë Dialog, apo në ndonjë konferencë tjetër ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan.

Prishtina zrytare nuk ka arsye ta anashkalojë pjesëmarrjen e Shqipërisë në Dialogun e Brukselit

Ndoshta ndonjë nga liderët politikë të Kosovës, nuk do të pajtohej me këtë ide-propozim, që patjetër Shqipëria të marrë pjesë direkte në negociatat e Dialogut të Brukselit, duke  jusitifikuar tezën, se tani Kosova është një shtet i pavarur,  i cili ka institucionet dhe përfaqësuesit e vet legjitimë, gjoja se nuk ka çfarë të kërkojë Tirana në Dialogun e Brukselit, sepse “Kosovën  e përfaqësojmë vetë, pa pjesëmarrjen e Shqipërisë”. Një vendim i tillë i Prishtinës zyrtare, do të ishte një gabim i pakorrigjueshëm  historic, politik dhe diplomatik, sepse  mospërfshirja e Tiranës në Dialogun e Brukselit më së shumëti, do t’i konvenonte Beogradit, Moskës dhe partnerëve të tjerë të tyre ndërkombëtarë, që ta izolonin ( ta mbanin  larg Kosovës) Shqipërinë  si një shtet të huaj, pa të drejtën e ndërhyrjes në  mbrojtjen e interesave kombëtare, terrirtoriale dhe shtetërore të shqiptarëve në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.

Mirëpo, liderët politikë të Tiranës dhe të Prishtinës, nuk do të duhej të tregoheshin aq “zemërgjerë” dhe aq “mendjelhetë” para Evropës, dhe para faktorëve të tjerë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare,  që ta përjashtonin njëri-tjetrin, kur është fjala për Kosovën, për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën, sepse askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të tyre, pa pjesëmarrjen direkte dhe, pa pëlqimin e Shqipërisë (me gjithë pavarësimin e Kosovës si shtet më vete), sepse Kosova, Presheva, Bujancoi dhe Medvegja janë territore indigjene të Shqipërisë Etnike.

 Tirana zyrtare është e obliguar ligjërisht që të marrë pjesë në Dialogun e Brukselit !

Prandaj, edhe sipas së drejtës historike, edhe sipas Kushtetutës  së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998), Shqipëria ka plotësisht të drejtë dhe për detyrë , që t’i mbrojë interesat jetike të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë, por edhe në Iliridë, në Çamëri e në Mal të Zi, e jo, sikurse deri tash (1912-2020) t’i lërë në “mëshirën” e sundimit kolonial sllavo-bizantin, në stilin stereotip politiko-propagandistik (duke mos ua prishur tymin e duhanit metropoleve kolonialiste sllave ballkanike), se gjoja shqiptarët e kolonizuar, duhet “të vendosin vetë” !

Mirëpo,  një braktisje e këtillë e shqiptarëve të kolonizuar nga ana e politikës dhe e diplomacisë së Tiranës,  është politikë vetëvrasëse, të cilën, jo më pak se 100 vjet, vendet fqinje kolonialiste  sllave e kanë materializuar, duke i copëtuar dhe ankesuar territoret e Shqipërisë Etnike dhe, duke i shfarosur e masakruar shqiptarët autoktonë në shtëpitë dhe në tokat e  tyre stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare.

 Dakord, Kosova është shtet i pavarur, por territori  dhe mbi 90% të popullsisë shqiptare janë pjesë integrale të Shqipërisë Etnike

Pra, pavarësisht se Kosova është një shtet i pavarur, për fatin e saj, duhet të interesohet dhe të flasë drejt e me zë të lartë, si në Bruksel të Evropës, në Nju-Jork, në Uashington ,  ashtu edhe në Moskë e në Pekin, se Kosova është e Shqipërisë, jo më koloni 100-vjeçare e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Kjo e vërtetë, duhet t’u bëhet me dije të të gjithë partnerëve-miqve tanë ndërkombëtarë, si dhe Serbisë dhe aleatëve të saj tradicionalë me Rusinë në krye.

– Jo të lihen vetëm shqiptarët e Kosovës, që të dialogojnë me palën serbe të Beogradit. Kjo politikë është e gabueshme, gjithë ditën e gabueshme, e cila më së shumëti u konvenon Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre, që Kosovën ta mbajnë  “në grusht”-larg Shqipërisë, sepse kështu kanë gjasa të mëdha që ta realizojnë projektin strategjik dhe gjeopolitik serbomadh të ricopëtimit, të rianeksimit dhe të rikolonizimit të Kosovës, duke filluar me “veriun”, e më pas, duke përfunduar me “jugun” dhe me “perëndimin” terrirtorial të serbizimit të Kosovës.

Prishtina dhe Tirana, të kërkojnë nga BE-ja riformatizimin e Dialogut të Brukselit

Për të mos u ripërsëritur  kjo histori  tragjike e Kosovës nën Serbi, që tash, para se të ketë filluar pjesa e dytë e Dialogut të Brukselit (2011-2018), Prishtina dhe Tirana, duhet  të merren vesh për ndërtimin e strategjisë unike si një shtet i përbashkët, të kërkojnë unanimisht RIFORMATIMIN-ZGJERIMIN  e Dialogut të Brukselit, ku Shqipëria si shtet amë, duhet të marrë pjesë direkte dhe, ta ketë fjalën kryesore për arritjen e çdo vendimi apo marrëveshjeje politike në kuadrin e tij, kur është fjala qoftë për “korrigjimin” apo për  “shkëmbimin” e kufijve territorialë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ligjërisht, sipas së drejtës historike të Tiranës mbi territoret e saj të Shqipërisë Etnike, askush nuk e gëzon atë të drejtë të  “ripërcaktojë” kufij të rinj mes Kosovës dhe Serbisë, pa pëlqimin e saj të ligjshëm.

Të gjithë, duhet ta kemi më se të qartë se, nëse Shqipëria  “abstenon” me vetë dëshirën e saj, ose eliminohet nga pjesëmarrja e saj në Dialogun e Brukselit, si rrjedhojë e refuzimit të palës negociuese të Kosovës dhe nga  partnerët e saj ndërkombëtarë, nuk ka asnjë dyshim se Kosova, do të humbas territor të saj, si dhe Presheva, Bujanci dhe Medvegja sërish do të ngelin nën sovranitetin kolonial të Serbisë.

Pra, nëse realizohet një proejkt i tillë   antishqiptar  i Serbisë, sigurisht se Kosova, do të ngelë edhe më tej jashtë bashkimit  me Shqipërinë, si dhe jashtë OKB-së.

Fundja, derisa Serbia “ka të drejtë” të përzihet në punë të brendshme të Kosovës, e cila, dikur ishte vetëm koloni e Serbisë (1912-1999), atëherë pse Shqipëria si shtet amë nuk paska të drejtë, që të thotë fjalën e vet në mbrojtjen e së drejtës historike të Kosovës, të Preshevës, të Bujanoit dhe të Medvegjës, duke qenë se të gjitha këto janë territore indigjene të Shqipërisë Etnike, të askujt tjetër.

Prandaj, Shqipëria, edhe mbi bazën historike, edhe mbi bazën kushtetuese e ka të drejtën e plotë, që t’i mbrojë edhe shqiptarët në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, në Iliridë, në Çamëri dhe në Mal të Zi.

S’ka “marrëveshje gjithëpërfshirëse” valide pa Shqipërinë !

Nolens volens , pa pëlqimin dhe pa nënshkrimin e Tiranës zyrtare, çdo marrëveshje dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë nul (0) në kuptimin historic, juridik, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nëse Beogradi zyrtar ia arrin që në Bruksel, të lidhë ndonjë marrëveshje politike me palën kosovare shqiptare për  “rikomponimin” ndërterritorial të kufijve mes  Serbisë dhe Kosovës, atëherë, do të rishfaqet rreziku i thurjes së një “gardhi” serbo-ruso-kinez mes Kosovës dhe Shqipërisë, ashtu siç ishte dikur  “Muri i Berlinit” serbo-jugosllav, që ndante Kosovën nga Shqipëria  (1913- 1999).

Prandaj,  është e domosdoshme që Shqipëria të marrë pjesë në Dialogun e Brukselit, që të deklarohet   botërisht, e mbështet apo jo palën negociuese të Prishtinës, nëse  bëhet fjalë për “korrigjimin” a “shkëmbimin” e kufijve territorialë mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’arst, do të prekej edhe çështja territoriale e Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës, të cilat, të gjitha janë territore  autoktone të Shqipërisë Etnike.

Pra, nëse do të vinte në shprehje opcioni i ripërkufizimit të kufijve territorialë të Kosovës dhe të Serbisë, nuk mund të lidhen marrëveshje bilaterale vetëm mes Prishtinës dhe Beogradit, pa pjesëmarrjen dhe pa pëqlimin e Tiranës zyrtare, sepse, siç theksuam më sipër, kemi të bëjmë me territorin dhe me popullsinë e saj  si në Kosovë, ashtu edhe në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.

Në këtë kontekst, politika e jashtme dhe diplomacia e Tiranës zyrtare, duhet të jetë këmbëngulëse, që të marrë pjesë në Dialogun e riformatizuar të Brukselit, sepse Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë të Shqipërisë Etnike, jo të Serbisë së Alekandar Vuçiqit dhe të presidentit Hashim Thaçi, të cilët fshehurazi nga opinioni publik po “negociojnë” për tregtimin e tyre, pa pjesëmarrjen dhe pa pëlqimin e Shqipërisë.

Na pëlequ, nuk na pëlqeu, krahas  pjesëmarrjes së Prishtinës, Shqipëria është ajo, që historikisht, kombëtarisht dhe legalisht, duhet të thotë fjalën e vet përfundimtare në Dialogun e riformatizuar të Brukselit lidhur  me Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Ndryshe, nëse diplomacia e Tiranës hesht, duke mos kërkuar që të marrë pjesë në procesin e Brukselit, atëherë s’ka asnjë dyshim se, do të bëjë gabimin e dytë të radhës ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke i lënë në mëshirën e kolonializmit dhe të neokolonializmit të Serbisë militariste dhe gjenocidale (1912-1999).

Me një fjalë, po qe se Tirana zyrtare “abdikon” dhe braktis negociatat në Dialogun e Brukselit, duke lënë vetëm palën kosovare, që të vendosë për statusin dhe për fatin e territoreve  të Shqipërisë Lindore, atëherë, pa dyshim se, Shqipëria do të humbiste të drejtën historike mbi Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medevegjën.

Mirëpo, kësaj here, politika dhe diplomacia e Tiranës nuk duhet të “zihen në gjumë” jashtë pjesëmarrjes  në Dialogun e Brukselit, por, duhet të kërkojnë me ngulmësi, që  Shqipëria të jetë pjesëmarrëse direkte  e tij.