Denoncon ish Agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi dhe Mustafa për një Qeveri me ndikim të Beogradit për finalizimi marrëveshjes për ndarje

  • 22 April 2020 - 16:19
Denoncon ish Agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi dhe Mustafa për një Qeveri me ndikim të  Beogradit për finalizimi marrëveshjes për ndarje

“Rrëzimi i Qeveris Kurti është kryekëput puq kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe është bërë për ta ndihmuar Hashim Thaçin dhe Serbin që ti implementojnë më lirshëm planet e tyre për pazare me territore në dëm të Kosovës, kurse qëllimi i Thaçit dhe Vuçiçit është që në mënyrë jo kushtetuese ta përdorin Komunistin e LDK-së Isa Mustafën si kartë rezervë për ta krijuar një qeveri të re të realizimit të këtyre pazareve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, njohës i fushës së sigurisë, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, këmbënguljen e Hashim Thaçit që ta mandaton një parti të re politike, pa VV-në, që e krijon shumicën parlamentare për ta barë qeverinë e re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se këto zhvillime janë kryekëput të harmonizuar dhe të koordinuara me autoritetet e Serbisë, me qëllim që ta finalizohet marrëveshja në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit, pavarësisht se kjo do të jetë një zgjidhje kundër kushtetuese dhe mundë të përcillet me protesta të përmasave të mëdha, të cilat veç po paralajmërohen nga zyrtarët e LVV-së.

Sipas Miftarit, Lidhja Mustafa Thaçi e ka bekimin e Beogradit, prandaj si e tillë po shtyhet përpara duke pasur në mbështetje edhe Listën serbe, subjekt politik që dha votën e deputetëve të saj për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Image
Naim MIftari

“Rrëzimi i qeveris Kurti ka qen pazar e Hashim Thaçit me LDK dhe Beogradin. Le ta kujtomë listën serbe të cilën kur ishin bash në koalicion, AAK dhe PDK- PAN-i, e patën pritur tërë natën për ta formuar qeverinë Haradinaj, kurse për rrëzimin e Albin Kurtit, ata të Listës Serbë, vullnetarisht rrinin deri pas mesnatës pasi urdhrat nga Vuçiçi ishin ta heqin Albin Kurtin nga pozita vetëm që ky të mos jetë krye negociatori kryesor me Serbin. Pra Albin Kurtin e rrëzuan nga Qeveria, nga pozita e kryeministrit me çdo kusht sepse ai dhe kabineti i tij qeveritar ishte pengesë e pa kalueshme për planet Serbe”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Kurse tandemi amerikan, sipas Miftarit më pozicionim pro serb Grenel dhe dhëndri serb Pallmer, ishin aty në detyrën e të fortit, kur dihet sa pro amerikan është shteti i Kosovës dhe sa i lig është vendi i jon kur janë në pyetje lidhjet dhe raportet me Amerikën, edhe pse dihet fare mirë se në rastet kur nuk përputhen interesat e SHBA-ve me interesin e tyre strategjik e nacional, ata fare mirë dinë të tërhiqen dha ta kthejnë shpinën sikur që ka ndodhur në shumë vende të botës, e sidomos me regjimet totalitare të shteteve të lindjes, gjë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë me Kosovën.

“Dihet fare mirë se si ka ndodhur me Sadam Hysenin, pastaj me terroristin Osama Bin Ladenin, me Norjegen dhe rasti i fundit me Kurdët dhe FDP-në në luftën në Siri, kur i braktisi para një muaj. Pra interesat politike Amerikane nuk janë interesa strategjike si në vendet tjera ose me popujt tjerë, sikur që është Izraeli, që është një shtet të cilin Amerika e ka partner strategjik, kurse shtetet tjera jo. Dhe dihet se prej që ka ardhur në pushtet me ndihmën Ruse biznesmeni Donald Tramp, Amerika i ka kthyer shumë miq në kundërshtar tregtar dhe politik sikur që po ndodhë tash së fundi edhe me BE-në”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”. E në këtë mjegull të politikës së brendshme amerikane, sipas agjentit të SHIK-ut Naim Miftari, po mundohet të përfiton klani rusofil i lidhur ngushtë me Serbinë që e përbënë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

“Rrëzimi i Qeveris Kurti është kryekëput puq kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe është bërë për ta ndihmuar Hashim Thaçin dhe Serbin që ti implementojnë më lirshëm planet e tyre për pazare me territore në dëm të Kosovës, kurse qëllimi i Thaçit dhe Vuçiçit është që në mënyrë jo kushtetuese ta përdorin Komunistin e LDK-së Isa Mustafën si kartë rezervë për ta krijuar një qeveri të re të realizimit të këtyre pazareve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ky skenar, sipas Miftarit, nuk mundë të përmbyllet pa protesta qytetare dhe trazira sepse veprimet kundër kushtetuese në dëm të shtetit të Kosovës janë të pa pranueshme jo vetëm për një subjekt politik që i kundërshton ato, sikur është LVV, por janë të pa pranueshme edhe për shumicën e qytetarëve, madje edhe për anëtarësinë e gjerë të shumicës së partive politike, liderët e të cilave janë bërë servil të nënshtruar të Hashim Thaçit. “Qytetarët nuk do të pranojnë kurrfarë zgjidhe kundër kushtetuese të krizës institucionele në të cilën e kanë futur shtetin LDK, PDK dhe subjektet tjera politike të opozitës së ish PAN-it. Posa të kalon pandemia mundë të priten demonstrata masive në trojet shqiptare, e sidomos në Kosovë, pasi frustrimi i anëtarëve të LVV-së por edhe shumicës së qytetarëve që pritnin qeveri për ndryshime është i madh. Do të ketë demonstrata dhe do të ketë dhunë sepse me këtë marrëveshje po planifikohet rikthimi i vazhdimit të hajnisë nga partitë që e vodhën shtetin dhe qytetarin tonë për 20 vite rresht. Populli është i irrituar prandaj nuk do të pajtohet, to të proteston të ndalohet me protesta gjithë popullore, dhe skenari si Ukrainës nuk është i pa mundur të ndodhë edhe në Kosovë”.

Miftarit thotë se Formimi eventual i Qeverisë nga ana e LDK-së me bekimin e Hashim Thaçit, nuk mundë të jetë asgjë tjetër veç se një Qeveri e cila do të përcjell agjendën e kompromisit në dialog me Serbinë, me trashëgimtarët serb të frymës së Millosheviqit që akoma e sundojnë Serbinë. “Çdo qeveri që formon Hashim Thaçi në marrëveshje me Isa Mustafën, do të jetë në harmoni edhe me Beogradin, për ta shpëtuar nga burgu Hashim Thaçin, dhe me ndihmën e ish Komunistëve ish udhëheqës të Sllobodan Millosheviqit dhe Rrahman Morinës dhe atyre politikanëve tjerë të korruptuar dhe plaçkitës të pasurisë së Kosovës dhe shkatërrues të Kosovës që për 20 vite rresht të së kaluarës së tyre, do të llogariten si armiq jo si kundërshtar politik. Pra Kosova ka dy rrugë protesta ose duhet të anulon zgjedhjet si formë demokratike e shprehjes së vullnetit qytetar pasi duke vazhduar kështu si po planifikojnë këta tani, klani printo me Isa Mustafën, qeveritë do ti formojnë dhe do ti rrëzojnë jo vota e zgjedhjeve të lira por mafia politike e disa politikanëve të korruptuar Kosovar dhe atyre në Beogradi së bashku, kurdo që do të ju kuron interesi i tyre”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)