Nis takimi, Presidenti u kërkon partive të tregojnë a janë për zgjedhje a për Qeveri te re

  • 22 April 2020 - 16:46
 Nis takimi, Presidenti u kërkon partive të tregojnë a janë për zgjedhje a për Qeveri te re

Ka filluar takimi i partive politike me presidentin e shtetit Hashim Thacin, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren për krijimin e qeverisë.

Presidenti i vendit ka njoftuar partitë politike se do të merr hapat sipas kushtetutës.

Ai ka bërë të ditur se vetëm partitë politike vendosin për veprimet e ardhshme.

“Do të marr hapa sipas kushtetutës së Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të votëbesimit. Ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive që i udhëheqni ë të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin, vetëm vullneti i partive politike i jep drejtim vendit”, tha presidenti, derisa, ka ftuar partitë politike që të japin votën e tyre.

(Kosova Sot Online)