Pas takimit me Thaçin, Albulena Haxhiu tregon hapat që do të ndërmarrë Vetëvendosje

  • 22 April 2020 - 17:51
 Pas takimit me Thaçin, Albulena Haxhiu tregon hapat që do të ndërmarrë Vetëvendosje

Albulena Haxhiu e Lëvizjës Vetëvendosje, pas takimin me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se çfarëdo vendimi, sipas saj, antikushtetues që ndërmerr Presidenti Hashim Thaci, LVV do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.

Haxhiu thotë se ka marrë pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga Presidenti i vendiit për konsultim me partitë politike, për t’ia lëxuar letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe për t’i treguar se ai duhet të shpallë zgjedhjet.

“Presidenti nuk ka të drejtë për një format të tillë të takimeve. Takimet e tilla do të duhet t’i bënte vetëm për tu dakorduar”, ka thënë Haxhiu.

Zyrtarja e lartë e LVV’së ka thënë se I ka kërkuaur fjalën Thacit, por ai ka refuzuar t’ia japë gjatë mbledhjes.

“Inistova ta marrë fjalën për herë të dytë, por Presidenti kundërshtoi të ma japë fjalën”.

Haxhiu ka treguar se partia e saj do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese cfarëdo vendimi jokushtetues që, sipas saj, ndërmerr Thaci.

Ajo e ka akuzuar Thaçin dhe LDK’në se e rrëzuan Qeverinë Kurti për të bërë pazare mes vete.

“Qeveria jë është rrëzuar për shkak të pazareve të Presidentit Thaci me ish-partnerin tonë, Isa Mustafën”.

“Në vend që të bëheshin bashkë kundër Covid 19, u bënë bashkë ta luftojnë Vetëvendosjen. Ne kemi thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës nga Covid 19”.

(Kosova Sot Online)