Latifi: E ardhmja i takon Veselit sepse vërtetoi se pushteti nuk është gjithçka për të

  • 22 April 2020 - 19:43
 Latifi: E ardhmja i takon Veselit sepse vërtetoi se pushteti nuk është gjithçka për të

Blerim Latifi, filozof dhe ish-këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, thotë se distanca që ai po mban nga lojërat joparimore të luftës për pushtet, tregon se pushteti nuk është gjithcka për të.

Ai shkruan:

Distanca higjenike e Kadri Veselit nga lojërat joparimore të luftës për pushtet, tregon edhe njëherë se pushteti nuk është gjithçka për të. Ky qëndrim i ka kushtu në të kaluarën, por e ardhmja u takon pikërisht atyre që mbajnë një qëndrim të tillë.

Kutjojmë se qeveria e krijuar në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u rrëzua nga inicimi i mocionit të votëbesimit nga vetë LDK’ja.

E sot gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi, ka mbledhur përfaqësuesit e partive për të diskutuar rreth zhvillimeve të ardhshme që e presin vendin.

Presidenti thotë se shumica parlamentare që mund ta formojë qeverinë, do ta ketë mandatarin. Ndërsa VV’së, Thaci i shkroi letër disa herë, por kryetari Albin Kurti, nuk ia ka dërguar deri tash emrin e mandatarit.

Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar në distancë duke potencuar vazhdimisht se vendi i saj është në opozitë për shkak se doli e treta në zgjedhje.

(Kosova Sot Online)